Site icon Telegrafi

Interi fiton mes vuajtjeve ndaj Venezias

Interi ka fituar mes vështirësive me rezultat 2-1 ndaj Venezias në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit i është kthyer fitores në kampionat duke mposhtur në shtëpi Venezian, pas barazimit ndaj Atalantas në ndeshjen e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga Interi, por të dyja skuadrat arritën ta shënojnë nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Thomas Henry (19’), i cili shënoi me kokë për 0-1, ndërsa Nicolo Barella (40’) barazoi shifrat 1-1.

Në pjesën e dytë, Interi ishte skuadra e vetme që luajti duke bërë shumë presion dhe duke krijuar raste të njëpasnjëshme në kërkim të golit të fitores.

Megjithatë, goli i fitores erdhi vetëm në minutën e fundit të ndeshjes dhe ishte Edin Dzeko, i cili shënoi me kokë për epërsinë dhe rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e parë me 53 pikë, ndërsa Venezia renditet e 17-ta me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët presin rivalët e mëdhenj lokal të Milanit, ndërsa Venezia e pret Napolin. /Telegrafi/

https://twitter.com/Semprista/status/1484947411428524033

 

 

 

Exit mobile version