Telegrafi

Interi fiton me golin e Icardit (Video)

Interit i ka mjaftuar një gol që të shënojë fitore kundër Real Betisit në një ndeshje miqësore që u zhvillua të shtunën mbrëma.

Pas gjysmë ore lojë u akordua njëmbëdhjetëmetërsh për skuadrën italiane.

Përgjegjësinë e mori Mauro Icardi dhe sulmuesi argjentinas ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë (30’).

Fraksioni i dytë nuk prodhoi gola, ashtu që takimi përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.

Kjo miqësore ishte në kuadër të ndeshjeve përgatitore që po i zhvillojnë skuadrat për sezonin e ri 2017/2018. /Telegrafi/