Telegrafi

Interi fillon bisedimet me Mancehster Cityn për Danilon

Danilo. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Interi është futur në bisedime me Manchester Cityn për transferimin e mbrojtësit brazilian Danilo.

Skuadra italiane është shumë afër të sigurojë plasmanin për Ligën e Kampionëve për edicionin e ri.

Kësisoj zikaltërtit kanë filluar të mendojnë për përforcimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Kroati Sime Vrsaljko nuk do të blihet nga Atletico dhe tani synohet mbrojtësi brazilian Danilo.

Danilo duke festuar golin e tij të parë në Ligën Premier ndaj Hudersfield Town. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

27-vjeçari nuk ka pasur shumë hapësira nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe ka kërkuar largimin.

Mediat italiane kanë raportuar se tanimë dy skuadrat kanë filluar bisedimet dhe janë pranë arritjes së marrëveshjes për lojtarin.

Ish-anëtari i Portos dhe Real Madridit pritet t’i kushtojë 25 milionë euro Interit. /Telegrafi/