Interi është futur në bisedime me Manchester Cityn për transferimin e mbrojtësit brazilian Danilo.
Skuadra italiane është shumë afër të sigurojë plasmanin për Ligën e Kampionëve për edicionin e ri.
Kësisoj zikaltërtit kanë filluar të mendojnë për përforcimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.
Kroati Sime Vrsaljko nuk do të blihet nga Atletico dhe tani synohet mbrojtësi brazilian Danilo.
27-vjeçari nuk ka pasur shumë hapësira nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe ka kërkuar largimin.
Mediat italiane kanë raportuar se tanimë dy skuadrat kanë filluar bisedimet dhe janë pranë arritjes së marrëveshjes për lojtarin.
Ish-anëtari i Portos dhe Real Madridit pritet t’i kushtojë 25 milionë euro Interit. /Telegrafi/