Telegrafi

Interi favorit për nënshkrimin e Jamesit

Interi kishte ofruar 42 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez, ndërsa Mundo Deportivo gjithashtu konfirmon lajmin.

Sportitalia kishte nisur historinë gjatë ditëve të fundit, por tani burimet në Spanjë po mbështesin atë ekskluzivitet, me AS dhe Mundo Deportivo që janë duke i shtuar benzinë zjarrit.

Lexo po ashtu James dhe Pepe afër Interit

Sipas MD, marrëveshja është më se e mundur sepse shefi i grupit Suning, Zhang Jindong ka një raport të mirë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

Kjo me sa duket lehtësoi procesin e negociatave kur ai ishte në Madrid në shkurt për bisedime, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Interi ofron 70 milionë për dyshen, Roma i refuzon

Kjo është një rrugë e gjatë pasi Reali kishte paguar 75 milionë për të nënshkruar me yllin kolumbian nga Monaco në 2014.

Manchester United janë pretendentët e tjerë, por duket se Djajtë e Kuq kanë vendosur fokusin dhe duan t’i derdhin të ardhurat për transferimin e Antoine Griezmann të Atletico Madridit. /Telegrafi/