Telegrafi

Interi edhe zyrtarisht kërkon Valeron

Interi ka dërguar ofertë zyrtare te Fiorentina për mesfushorin, Borja Valero.

Besohet se Nerazzurët tashmë kanë një marrëveshje me mesfushorin spanjoll dhe tash duhet të bindet klubi nga Artemio Franchi që ta lirojë atë nga kontrata.

Drejtorët respektivë, Piero Ausilio dhe Panteleo Corvino janë takuar për drekë gjatë ditës në Milano.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Interit

Sipas Sky Italia, takimi ka përfunduar me Nearzzurët që kanë kërkuar zyrtarisht lojtarin.

Tash klubet duhet të gjejnë një marrëveshje, por Interi ka avantazhin që lojtari dëshiron të kalojë në Meazza. /Telegrafi/