Telegrafi

Interi e do Szczesnyn, Juve mbetet duarthatë?

Luciano Spalletti është i vendosur që ta marrë portierin Wojciech Szczesnyn te Interi.

Szczesny kaloi dy sezonet e fundit te Roma dhe raportohet se ai ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.

Por, Arsenali po kërkon 14.7 milionë euro për portierin 27 vjeçar, një shumë problematike.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Sportitalia sugjeron se Juve ka kthyer fokusin te Donnarumma, kontrata e të cilit skadon në vitin 2018.

Juventusi megjithatë mund të mbetet duarthatë, pasi Donnarumma spekulohet se mund të kalojë te Reali ose të rinovojë, kurse Spalletti ka lidhje të veçantë me polakun.

Handanovic po ashtu ka një listë të klubeve që e kërkojnë, pasi dihet se është i frustruar që Interi nuk po arrin të kualifikohet në Evropë. /Telegrafi/