Site icon Telegrafi

Interi e shet Candrevan e jo Perisicin

Inter mund ta shes Antonio Candrevan te Chelsea, për t’i bërë vend Keita Baldes, ndërsa Ivan Perisic pritet të qëndrojë.

Sipas Mediaset Premium, Nerazzurrët kanë venduar ta shesin një lojtar krahu , por jo Perisicin te Manchester United.

Lojtari që do të sakrifikohet është Candreva.

Ndërsa vendin e Candrevas pritet ta zë Keita i Lazio, për të cilin ka interesim edhe nga Juventusi.

Candreva aktualisht është objektivi kryesor i Antonio Contes, që e ka pëlqyer edhe sa ishte trajner i Kombëtares së Italisë.

Lojtari është blerë për 22 milionë euro nga Lazio. /Telegrafi/

Exit mobile version