Agjenti i Dalbert Henriques njoftohet se do të takohet me Nice të martën me qëllim të përfundimit të negociatave për një marrëveshje me Interin për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë.
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, përfaqësuesi i mbrojtësit brazilian pritet të aderoj sot (e hënë) në Nice përpara një takimi të nesërm me drejtuesit.
Agjenti i Dalbert dëshiron t’i përfundoj negociatat për një transferim të futbollistit në Inter, pasi braziliani publikisht tregoi dëshirën e tij për t’u bashkuar me Nerazzurët gjatë fundjavës.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ata do të përputhen me çmimin e kërkuar nga Nice prej 25 milionë euro ose do të provojnë të ulin çmimin.
Vlen të theksohet se braziliani mbetet objektivi numër 1 i Interit për krahun e majtë të mbrojtjes. /Telegrafi/