Site icon Telegrafi

Interi e ka refuzuar ofertën e fundit të PSG-së për Milan Skriniar

Gazetari Gianluca Di Marzio shkruan se Interi e ka refuzuar ofertën e re nga Paris Saint-Germain për Milan Skriniar në takimin e mbajtur sot.

Gjigantët e Ligue 1 janë në kërkim të mbrojtës të ri në javët e fundit të afatit kalimtar, diçka e konfirmuar publikisht nga trajneri Christophe Galtier në një konferencë për shtyp dhe një nga objektivat e tyre kyçe është Skriniar.

PSG ishte lidhur me 27-vjeçarin sllovak në fillim të kësaj vere dhe tani ka rindezur interesimin e tyre.

Di Marzio shkruan se drejtuesi i PSG-së, Antero Henrique u takua me drejtuesit e Interit sot në Milano për të diskutuar për një marrëveshje për Skriniar.

Gjigantët francezë ofruan sërish 50 milionë euro plus shtesa për qendërmbrojtësin, diçka që u refuzua menjëherë nga Nerazzurrët.

Interi ka informuar agjentët e Skriniar për qëllimet e tyre për të rinovuar kontratën e tij, duke ia rritur pagën në bazë të rëndësisë së tij për klubin. /Telegrafi/

Exit mobile version