Yann Karamoh erdhi te Interi si një talent i madh nga Franca por që nuk ka pasur hapësirat e duhura.
Sulmuesi i talentuar është aktivizuar vetëm në tri ndeshje këtë edicion në Serie A, ndërsa ka pasur minuta për të edhe në Kupën e Italisë.
Kjo ka bërë që Interi të vendosë për huazimin e tij në ndonjë skuadër ku do të luante më shumë.
Klubi italian beson shumë në talentin e lojtarit dhe kërkon që pas huazimit ai të rikthehet i rëndësishëm në ‘Giuzeppe Meazza’.
Dy skuadrat italiane, Genoa dhe Benevento janë duke kërkuar shërbimet e francezit këmbëshpejtë.
Por opsion për të mbetet edhe kampioni i shumëfishtë i Holandës, PSV Eindhoven që së fundmi ka mbetur pa Locaidan.
Tani ka mbetur në dorë të lojtarit të zgjedhë se në cilën skuadër do t’i kalojë gjashtë muajt e ardhshëm të karrierës së tij.
Karamoh iu bashkua verën e kaluar Interit nga Caen për një shumë prej gjashtë milionë euro. /Telegrafi/