Telegrafi

Interi e gjen te Wolfsburgu mbrojtësin e majtë që është duke e kërkuar tash e një kohë

Mbrojtësi i Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez, është i destinuar të bashkohet me Interit këtë verë.

Mbrojtësi 24-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2019 me një klauzolë largimi prej 22 milionë euro.

Sipas Sky Sport Italia, zvicerani ka oferta të shumta përfshirë edhe një të Paris Saint-Germain, por ai dëshiron të luajë në Serie A.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet e Interit i gjeni këtu

Inter tash e një kohë janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë kualitativ dhe vështirë se do ta lëshojnë këtë rast nga dora, duke e paguar klauzolën e lojtarit për ta bërë të tyrin.

Rodriguez luajti gjithë karrierën e tij te FC Zurich para se të kalonte për te Wolfsburgu për 8.5 milionë euro në janarin e vitit  2012.

Ai këtë vit ka shënuar 2 gola dhe ka dhe po aq asistime për shokët. /Telegrafi/