Interi është duke tentuar që në këtë verë të transferojë Emerson Palmierin nga Chelsea.
Nerazzurët ka kohë që interesohen për mbrojtësi italian, mirëpo The Blues nuk pranuar ofertën që kërkonin.
Kështu në këtë verë, kampioni i Serie A e ka bërë prioritet transferimin e italianit, raporton Tuttosport.
Emerson ka edhe një vit kontratë me Chelsean, me këta të fundit që presin oferta në këtë afat kalimtar veror.
Interi mund të ofrojë rreth 15 milionë euro për kartonin e lojtarit, me blutë që kërkojnë deri në 25 milionë.
Në listën e skuadrës italiane është edhe anëtari i Ajaxit, Nicolas Tagliafico, një opsion më i mundshëm, pasi Emerson kërkohet edhe Juventusi. /Telegrafi/