Telegrafi

Interi duhet të paguajë 60 milionë euro për Kanten

N'Golo Kante (Foto: Linnea Rheborg/Getty Images/Guliver)

Interi duhet të shpenzojë 60 milionë euro për nënshkrimin e N’Golo Kante – bën të ditur Calcio Mercato.

Mesfushori i Chelseat është shënjestër e klubit italian që planifikon t’i sigurojë shërbimet e francezit për sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Bluve, i cili aktualisht është trajner te zikaltrit, dëshiron të ribashkohet me Kanten në Giuseppe Meazza.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Interi është i gatshëm që t’i japë pagë prej tetë milionë eurosh në sezon mesfushorit, ndërkohë që mbetet të zgjidhjet çështja e shumës së transferimit.

Lexo po ashtu Interi pritet të shesë tre futbollistë për të nënshkruar me N’Golo Kanten

Te Chelsea janë të hapur ta shesin lojtarin, mirëpo nuk pranojnë ofertë më të ulët se 60 milionë euro. /Telegrafi/