Interi duhet të shpenzojë 60 milionë euro për nënshkrimin e N’Golo Kante – bën të ditur Calcio Mercato.
Mesfushori i Chelseat është shënjestër e klubit italian që planifikon t’i sigurojë shërbimet e francezit për sezonin e ardhshëm.
Ish-trajneri i Bluve, i cili aktualisht është trajner te zikaltrit, dëshiron të ribashkohet me Kanten në Giuseppe Meazza.
Interi është i gatshëm që t’i japë pagë prej tetë milionë eurosh në sezon mesfushorit, ndërkohë që mbetet të zgjidhjet çështja e shumës së transferimit.
Te Chelsea janë të hapur ta shesin lojtarin, mirëpo nuk pranojnë ofertë më të ulët se 60 milionë euro. /Telegrafi/