Telegrafi

Interi duhet të nxitojë, gjigantët nga Liga Premier dhe Ligue 1 e duan Skriniarin

Interi po përballet me më shumë presion për Milan Skriniarin, i cili është në vitin e fundit të kontratës dhe rrezikon ta humbasë atë si lojtar i lirë, pasi Manchester City i është bashkuar PSG-së, Tottenhamit dhe Chelseat që po e ndjekin mbrojtësin.

Marrëveshja e tij aktuale shkon skadon në qershor 2023 dhe Nerazzurrët refuzuan ofertat e Paris Saint-Germain gjatë verës, që flitet se arriti deri në 55 milionë euro.

Interi besonte se Skriniar do të binte dakord për një marrëveshje të re për të mbetur në San Siro.

Megjithatë, koha po kalon dhe situata po ndryshon, pasi paga e madhe prej 9 milionë euro për sezon e propozuar nga PSG nuk është diçka me të cilën Interi mund të konkurrojë.

Prandaj, agjenti i Skriniar ka kërkuar më shumë se marrëveshja fillestare e planifikuar.

PSG nuk është e vetmja skuadër në garë për Skriniar, pasi Manchester City gjithashtu i është bashkuar betejës.

Po ashtu dy klubet e Londrës, Tottenham  dhe Chelsean gjithashtu të interesuar për sllovakun. /Telegrafi/