Site icon Telegrafi

Interi dhe Spalletti pajtohen me Rudigerin, Roma kërkon më shumë para

Interi dhe Luciano Spalletti kanë rënë dakord me Antonio Rudiger, por Roma nuk do ta lërë të largohet për më pak se 40 milionë euro.

Sipas La Repubblica, lëvizja e afruar e Spallettit në San Siro do të përfshijë dëshirën për transferim të disa nga lojtarëve të tij Giallorossi.

Lexo po ashtu Interi ofron 70 milionë për dyshen, Roma i refuzon

Ndërsa, Nerazzurrët kishin qenë shumë të interesuar në Kostas Manolas, tani duket sikur Spalletti do të preferoj transferimin e Rudigerit.

Është sugjeruar që reprezentuesi i Gjermanisë tashmë ka punuar rreth një kontrate pesëvjeçare me vlerë tre milionë euro për sezon me Interin.

Megjithatë, Roma dëshiron 40 milionë euro për të liruar qendërmbrojtësin, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Chelsean dhe Arsenalin. /Telegrafi/

Exit mobile version