Interi dhe Schalke kanë barazuar me rezultat 1-1.
Gjiganti italian dhe ai gjerman po qëndrojnë në Kinë për përgatitje para-sezonale, aty ku edhe po zhvillojnë ndeshje miqësore.
Ndeshje e tillë ishte kjo e sotmja (e premte), ku Interi dhe Schalke u ndanë në barazim, ky dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Fillimisht ishin gjermanët që kaluan në epërsi me anë të Daniel Caligiuri, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 59.
Megjithatë, Interi ia ktheu me të njëjtën monedhë në minutën e 73, ku mbrojtësi Jeison Murillo, shënoi një supergol për 1-1 dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja. /Telegrafi/
https://twitter.com/donaceru/status/888385814706696192