Telegrafi

Interi dhe Roma në ‘luftë’ për talentin e Feyenoordit

Interi dhe Roma janë vendosur të bëjnë betejë në tregun e transferimeve për mbrojtësin e talentuar të Feyenoordit, Rick Karsdorp, i cili vlerësohet 18 milionë euro.

Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi romak ishin të parët në vendin e ngjarjes për të parë nga afër 22-vjeçarin dhe bënë një ofertë me vlerë prej 12 milionë euro.

Disa ditë më vonë, Nerazzurrët e ngritën propozimin e tyre në 15 milionë euro.

Lexo po ashtu Bernardeschi pranon ofertën e Interit?

Të dyja skuadrat janë ende nën çmimin e kërkuar nga Feyenoordi që është prej 18 milionë eurove, por Interi janë duke dashur ta mbyllin sa më shpejt pasi duan të marrin talentin përpara se të shpërthente një luftë ofertash.

Në këtë sezon, Karsdorp kontribuoi me një gol dhe shtatë asistime në 42 ndeshje konkurruese për ekipin nga Rotterdami.

Një alternativë për Interin në të djathtë do të ishte edhe Stephan Lichtsteiner, i cili mbetet në skajet e Juventusit edhe pas nënshkrimit të një kontrate të re. /Telegrafi/