Telegrafi

Interi dhe Roma konsiderojnë shkëmbimin Sanchez-Dzeko

Klubet italiane, Interi dhe Roma janë duke konsideruar një shkëmbim të madh ku përfshihen dy sulmues të njohur.

Afati kalimtar i janarit mund të sjell një shkëmbim interesant mes klubeve të mëdha nga Serie A, Interit dhe Romës.

Bëhet fjalë për dy sulmuesit e njohur, Alexis Sanchez dhe Edin Dzeko.

Është gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, i cili me anë të rrjeteve sociale ka konfirmuar se klubet po konsiderojnë një shkëmbim.

“Interi dhe Roma po konsiderojnë një marrëveshje të mundshme shkëmbimi midis Alexis Sanchez dhe Edin Dzeko”.

“Nuk është një marrëveshje e lehtë ose e avancuar, por të dy klubet tani janë në kontakt të drejtpërdrejtë”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/