Telegrafi

Interi dhe Real Madridi në ‘luftë’ për Kanten

Ylli francez i Chelseat, N’Golo Kante pritet të largohet në vitin e ardhshëm nga Stamford Bridge dhe nuk mungojnë klubet e mëdha të interesuara për të.

Kante ka hasur në vështirësi të gjej veten në skemat e Frank Lampard dhe shpeshherë ka qenë edhe rezervistë.

Që nga kthimi i futbollit pas pauzës disa mujore shkaku i pandemisë, Kante ka pasur rënie të formës dhe largimi i tij ka qenë pjesë e thashethemeve.

Lexo po ashtu Chelsea do ta largojë Kanten në janar

Shumë klube të mëdha evropiane kanë qenë të lidhura me yllin francez, por dy janë më të interesuarat.

Sipas mediumit francez Canal +, mesfushori i Chelseat është shfaqur si një objektiv kryesor i transferimit për Interin.

Ekipi italian ka qenë e lidhur me disa yje të Bluve në ditët e fundit, por qëllimi i tyre kryesor është të nënshkruajnë me fituesin e Kupës së Botës.

Kjo thuhet se përfaqëson një goditje për Real Madridin, i cili është gjithashtu i etur për lojtarin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane. /Telegrafi/