Inter dhe Paris Saint Germain kanë shpeshtuar takimet gjatë kësaj fundjave pasi kërkojnë që ta definojnë të ardhmen e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi.
Argjentinasi prej muajit shtator të vitit të kaluar është pjesë e kryeqytetasve francez, ku e ka fituar edhe titullin këtë vit.
Marrëveshja e arritur verës ishte si huazim me të drejtë blerjeje për 70 milionë euro.
Tani klubi francez ka bërë dy oferta që janë më të ulëta e që janë refuzuar menjëhershëm nga Interi.
Por sipas mediave italiane, Leonardo dhe Wanda Nara kanë pasur një fundjavë intensive me takime dhe kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 4-vjeçare me pagë 10 milionë euro në sezon dhe tani drejtuesi i PSG-së është përqendruar të bindë klubin italian.
Nga ana tjetër Interi kërkon që të arkëtojë të paktën 60 milionë euro nga shitja e argjentinasit. /Telegrafi/