Sulmuesi Paco Alcacer, po ndiqet nga afër nga dy skuadrat e mëdha italiane, Interi dhe Napoli, të cilat po mendojnë nëshkrimin e tij gjatë afatit dimëror.
Alcacer nuk hyn në planet e trajnerit të ri të Barçës, Ernesto Valverde pasi ai ka marrë pjesë vetëm në një ndeshje në të cilën Luis Suarez u plagos, ku nuk është se tregoi ndonjë paraqitje të mirë.
Barcelona, e cila e bleu atë për 30 milionë euro, do të ishte i gatshëm të pranonte disa oferta për sulmuesin edhe pse propozimet që kanë ardhur këtë verë nuk i kanë plotësuar nevojat e klubit spanjoll.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Interi dhe Napoli janë shumë të interesuara për këtë lojtar dhe oferta e tyre do ishte e afërt me kërkesat e klubit Blaugrana.
Luciano Spalletti, në Inter, ka vetëm Ederin si zëvendësues të Mauro Icardit, ndërsa në Napoli, Alcacer do ta shihej si një opsion për Dries Mertens.
Nëse Alcacer vazhdon të luajë kaq pak, të dy ekipet italiane janë të gatshme të fillojnë një sulm të ri për të arritur atë me një çmim të mirë. /Telegrafi/