Sulmuesi gjerman i Bayern Munichut, Thomas Muller ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha italiane, Interit dhe Milanit.
Pretendohet se fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë nuk është plotësisht i lumtur në Bavari dhe mund të jetë i hapur për një largim nga Bayerni.
Këtë dëshirë thuhet se mund t’ia bëjnë realitet dy klube të mëdha nga Serie A që janë të interesuara në transferimin e gjermanit.
Sipas revistës së njohur Kicker, Interi dhe Milani janë të interesuar të nënshkruajnë me Mullerin nga Bayerni.
Ky medium gjithashtu shton se është e mundshme që klubet angleze gjithashtu të jenë në interesuara për transferimin e 29-vjeçarit.
Ndryshe Muller në këtë sezon ka zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar nëntë gola dhe duke dhuruar 14 asistime. /Telegrafi/