Telegrafi

Interi dhe Juventusi rivalizojnë Romën për Smallingun

Chris Smalling është duke shkëlqyer në këtë sezon te Roma.

Mbrojtësi anglez kaloi te Giallorossët në formë huazimi nga Manchester United deri në fund të këtij sezoni, por me të drejt për ta blerë kartonin e tij.

Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Interi dhe Juventrusi janë futur në garë për transferimin e Smalling.

Chris Smalling (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Anglezi mbanë aktualisht epitetin e mbrojtësit të pakaluar në Serie A, dhe kjo ka bërë që Nerazzurët dhe Zonja e Vjetër ta kërkojnë transferimin e tij.

Lexo po ashtu Top dhjetë lojtarët forma e të cilëve këtë sezon është përmirësuar befasisht shumë, Smalling në krye

Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta shesin mbrojtësin, por që kërkojnë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Juventusit dhe Interi qëndrojnë më mirë financiarisht se Roma dhe mund ta transferojnë Smallingun. /Telegrafi/