Telegrafi

Interi dhe Juventusi rivalizojnë njëri-tjetrin për transferimin e Moise Kean

Mediat italiane raportojnë se Juventusi dhe Interi po përgatisin marrëveshje shkëmbimi për të nënshkruar me Moise Kean, i cili është ende i pasigurt për të ardhmen e tij në PSG.

Italiani u bashkua me gjigandët e Ligue 1 në një marrëveshje huazimi nga Everton në tetorin e vitit të kaluar. Sulmuesi i Italisë pranoi se ai ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm pas takimit të PSG-së në Ligën e Kampionëve me Bayern Munchen mbrëmë.

Sipas Tuttosport, si Juventusi ashtu edhe Interi e kanë bërë 21-vjeçarin një nga synimet e tyre kryesore për edicionin 2021-22.

Lexo po ashtu Plani i PSG-së për transferimin e gjashtë lojtarëve pa paguar asnjë cent - në mesin e tyre edhe një shqiptar

Gazeta me bazë në Torino raporton se Nerazzurri mund të ofrojë Matias Vecino në një marrëveshje shkëmbimi lojtar plus-para te Evertoni pasi Carlo Ancelotti është një admirues i lojës së uruguaianit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, çmimi i kërkuar i Toffees për Kean është 50 milionë euro.

Juventusi e ka vendosur ish-sulmuesin e tyre në krye të listës së blerjeve, madje edhe përpara Sergio Agueros i cili do të largohet nga Manchester City si lojtar i lirë.

Zonja e Vjetër do të ishte e hapur për të përfshirë në negociata me Evertonit, Merih Demiralin, në një marrëveshje shkëmbimi për të ulur çmimin e Kean.

Lexo po ashtu Moise Kean e refuzon Juventusin - vetëm PSG është në mendjen e tij

Kean është një produkt i akademisë së Juventusit dhe u bashkua me Evertonit nga Biankonerët në një marrëveshje prej 30 milionë euro në vitin 2019.

Ai shënoi 18 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon me PSG. /Telegrafi/