Në atë që po cilësohet si një befasi, Interi dhe Milani raportohet se po konsiderojnë të bëjnë biznes duke kompletuar një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Federico Chiesan dhe Davide Frattessin.
Ky shkëmbim i bujshëm ka marr hov të madh dhe është bërë temë e nxehtë në Itali, ka raportuar Tuttosport.
Sipas këtij propozimi, Chiesa do të transferohej tek Interi, ndërsa Frattesi në kahun e kundërt tek Juventusi,
Kjo marrëveshje do të zgjidhte potencialisht disa probleme për të dyja klubet, duke adresuar nevojën e Interit për një sulmues dinamik dhe dëshirën e Juventusit për një mesfushor të ri.
Situata e Chiesas tek Juventusi është bërë edhe më e pasigurt, pasi kontrata e tij do të skadojë qershorin e vitit të ardhshëm dhe bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur, duke bërë që ‘Zonja e Vjetër’ të tentojë largimin e tij.
Sa i përket Interit, transferimi i Chiesas do të përmbushte dëshirën e Simone Inzaghit për një lojtar që ka shpejtësi dhe aftësi driblimi.
‘Nerazzurrët’ tashmë kanë vënë syrin tek Chiesa si transferim i lirë për vitin e ardhshëm, por kjo marrëveshje shkëmbimi do t’i kishte përshpejtuar planet.
Në anën tjetër, Frattesi, përkundër kualitet të tij, ka dështuar që të sigurojë një vend titullari tek Interi. Një transferim i mundshëm tek Juventusi do t’i ofronte atij më shumë minuta dhe do të ndihej më i rëndësishëm, ashtu siç po kërkon ai.
Financiarisht, marrëveshja do të bënte që Juventusi të paguante një shumë të parave në drejtim të Interit, duke marr parasysh vlerën e dy lojtarëve dhe situatën e kontratave të tyre./Telegrafi/