Telegrafi

Interi dhe Juventusi në ‘luftë’ për Pellegrinin

Lorenzo Pellegrini (Getty Images)

Interi thuhet se do të luftojë me Juventusin për mesfushorin e talentuar të Romës, Lorenzo Pellegrini.

Dy skuadrat e mëdha italiane janë në kërkim të emrave të rinj për mesfushën e tyre, pasi duan reformimin e kësaj faze.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Interi është në mes të negociatave për sezonin e ardhshëm, me një fokus të veçantë në ‘lojtarët e rinj, por tashmë të konfirmuar’ për klubet dhe vendet e tyre.

Lexo po ashtu Juventusi tenton t’ia rrëmbejë Romës mesfushorin Pellegrini

Kështu, Nerazzurët do të ishin alarmuar ndaj Pellegrinit, i cili do të jetë në gjendje të largohet nga Roma për vetëm 25 milionë euro.

Pellegrini është bërë reprezentues i rregullt i Italisë (Getty Images)

Kjo mundësi do të jetësohej nëse italiani luan të paktën 45 minuta në katër raste të tjera këtë sezon.

21-vjeçari e ndoqi Eusebio Di Francesco në Olimpico nga Sassuolo verën e kaluar dhe ka vazhduar të bëjë 31 paraqitje për çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Lista prej 20 futbollistëve më të vlefshëm në botë nën 21-vjeç, nga Mbappe si më i shtrenjti e deri tek Alli, Dembele, Donnarumma dhe Asensio (Foto)  

Pellegrini gjithashtu ka tre paraqitje për Italinë, ku ndër to edhe miqësoret e fundit ndaj Argjentinës dhe Anglisë.

Italiani gjithashtu është njëri nga lojtarët më të vlerësuar nën 21-vjeç pasi vlera e tij mendohet të jetë 44.6 milionë funte. /Telegrafi/