Telegrafi

Interi dhe Juventusi ftojnë lojtarët e huaj të rikthehen në Itali

Pamje nga ndeshja Juventus - Inter (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images )

Dy klubet e mëdha italiane, Interi dhe Juventus kanë thirrur lojtarët e tyre të huaj, pasi klubet e Serie A po përgatiten të rifillojnë stërvitjet përpara një rinisjeje të mundshme të kampionatit.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka theksuar se Biancocelestët janë të gatshëm të fillojnë përsëri dhe Interi nuk dëshiron të jetë i papërgatitur në rast të kthimit.

Interi tashmë ka thirrur lojtarët që janë larguar nga vendi, të jenë të gatshëm të rifillojnë pasi të përfundojë faza e izolimit.

Lexo po ashtu Ekipet italiane pritet të rifillojnë stërvitjet më 4 maj, tri janë hipotezat e rinisjes së kampionatit

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, lojtarët që vijnë nga jashtë do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Christian Christian Eriksen dhe Ashley Young tashmë po qëndrojnë në Milano, por pjesa tjetër duhet të kthehen deri më 13 prill për të punuar ndoshta me grupin nga 27 prilli.

FIFA konfirmoi synimet për të përfunduar kampionatin, por Juventusi nuk ka vepruar ende, pavarësisht paralajmërimit të lojtarëve të tyre që të përgatiten për një rikthim në Itali pas Pashkëve.

Lexo po ashtu Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Nicchi: Serie A mund të rifillojë pa VAR

Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain, Douglas Costa, Danilo, Alex Sandro, Miralem Pjanic, Sami Khedira, Adrien Rabion dhe Wojciech Szczesny duhet të kthehen në Torino pas Pashkëve, pasi të kenë vazhduar trajnimet jashtë vendit.

Por, situata te Juventus, me Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani akoma në karantinë pasi testuan pozitivisht për coronavirus, plus 14 ditët shtesë për lojtarët e tyre të kthyer mund të nënkuptojnë që ata nuk do ta kenë skuadrën e tyre të plotë në dispozicion. /Telegrafi/