Site icon Telegrafi

Interi dhe Icardi do të takohen gjatë javës së ardhshme për të diskutuar rreth rinovimit

Mauro Icardi dhe Wanda Nara gjatë ndeshjes mes Interit dhe Crotones në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Pas shumë thashethemesh, është raportuar se Interi do të takohet me Mauro Icardin dhe agjentin e tij brenda javës së ardhshme për të diskutuar rreth rinovimit të kontratës.

Sulmuesi ka klauzolë prej 110 milionë euro në kontratën e tij, por që është e vendosur vetëm për klubet e huaja në dy javët e para të korrikut.

Trajneri Luciano Spalletti ka thënë se kapiteni zikaltër mund të largohet nëse vjen ndonjë ofertë e mirë, por argjentinasi nuk ka dhënë ende ndonjë indikacion se dëshiron aventurë të re.

Icardi ishte thjesht i pandalshëm këtë sezon (Foto: Getty Images)

Tani Premium Sport, raporton se në java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e Icardit pasi klubit do takohet me lojtarin dhe gruan e tij Wanda Nara, e cila është edhe agjente.

Klauzola pritet të rritet, ndërsa gjithashtu edhe rroga e lojtarit.

Lexo po ashtu Shumë klube janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e Icardit

Me bonuse ajo pritet të shkojë në sezon deri në 7.5 milionë euro, një shifër mjaft e lartë për futbollin italian.

Vlen të theksohet se Icardi së bashku me Ciro Immobilen me nga 29 gola kanë qenë golashënuesit më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version