Interi e ka shumë seriozisht për Sandro Tonalin.
Zikaltrit janë një nga skuadrat që kanë shfaqur interesim për të nënshkruan me ‘Andrea Pirlon e ri’.
Sipas gazetarit të Calciomercato, Massimo Cellino, klubi nga Milano ka dërguar zyrtarët e tyre për të ndjekur nga afër yllin e Berscias në ndeshjen kundër Venezias në Serie B.
Thuhet se kjo është ndeshja e tretë radhazi në të cilën Interi e vëzhgon nga afër lojtarin.
Por, për dallim nga të tjerat, këtë herë klubi nga qyteti i modës nuk ishte vetëm. Ishte edhe Chelsea ajo që vëzhgoi lojtarin nga afër.
Ankandi për 18-vjeçarin tashmë ka filluar dhe çmimi fillestar është 25 milionë euro.
Normalisht që për lojtarin në fjalë kanë shfaqur interesim edhe skuadrat tjera të mëdha italiane. /Telegrafi/https://www.youtube.com/watch?v=3ax1l4bpTVs