Telegrafi

Interi dhe Chelsea do të luftojnë deri në fund për shqiptarin Marash Kumbulla

Mbrojtësi i ri shqiptar i Hellas Verona, Marash Kumbulla ka futur në ‘luftë’ shumë klube të mëdha evropiane që duan shërbimet e tij.

20-vjeçari i kombëtares shqiptare ka bërë përshtypje në Serie A këtë sezon duke përfunduar në radarin e klubeve të mëdha.

Sipas mediumit L’Arena, Interi dhe Chelsea do të luftojnë deri në fund për nënshkrimin e mbrojtësit premtues shqiptar, Marash Kumbulla.

Lexo po ashtu Marash Kumbulla shihet si pasues i Godinit te Interi

Interi tashmë ka filluar të flasë me klubin dhe përfaqësuesit e shqiptarit, pasi Kumbulla shihet si pasues ideal i veteranit Diego Godin.

Por, edhe Chelsea dëshiron ta fitojë garën dhe ta transferojë atë në Ligën Premier, duke mbyllur marrëveshjen para hapjes së afatit kalimtar.

Lexo po ashtu Chelsea ka gati ofertën për Kumbullën, dëshiron ta paguajë para se të hapet afati kalimtar

Blutë janë të gatshëm të paguajnë 21 milionë funte apo 24 milionë euro për ta sjellë atë në Londër.

Për Kumbullën interesim ka shprehur edhe Juventusi e Napoli në Serie A dhe Borussia Dortmundi nga Bundesliga. /Telegrafi/