Telegrafi

Interi dështon për Mkhitaryan dhe Pastoren?

Qasja e Interit për Henrikh Mkhitarian dhe Javier Pastoren mund të jetë shumë e papërshtatshme sepse as United e as PSG nuk e duan Joao Marion.

Nerazzurët kanë probleme me qarkullimine të hollave dhe pa i vënë Suning një shumë të konsiderueshme të hollash në dispozicion nuk mund të bëhen transferime për ekipin e Luciano Spallettit.

Alternativa e vetmeështë që të shitet një prej lojtarëve të mëdhenj dhe Joao Mario është opsioni më i përfolur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Interit

Sidoqoftë, Sky Sport Italia raporton se as PSG dhe as Manchester United nuk janë gati që të pranojnë marrëveshjet e propozuara nga Interi.

Formulat për huazi me blerje permanente në fund të sezonit nuk i përshtaten as lojtarëve të përfshirë.

Zgjidhja e problemit do të ishte nëse Joao Mario do të shitej për 40 milionë euro, por asnjë prej ekipeve nuk duan të paguajnë një shumë të tillë për të tani.

Interi ka nevojë për përforcime pas një rënie në fomë dhe serie të rezultateve negative me katër ndeshje rresht pa fitore. /Telegrafi/