Interi thuhet se po lëvizin dhe janë afër nënshkrimit me sulmuesin e talentuar italian të Sassuolos, Domenico Berardi.
Domenico Berardi shumë lehtë mund ta shoh vetën me fanellën e Interit gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas Corriere dello Sport, Nerazzurrët kanë një marrëveshje me agjentin e lojtarit, dhe tani do të lëvizin në një përpjekje për të bindur klubin për të lejuar 22-vjeçarin të largohet.
Me 56 gola dhe 36 asistime në 149 ndeshje për klubin nga Reggio Emilia, Berardi është bërë një perspektivë e nxehtë për skuadra e mëdha në kampionatin italina, Serie A.
Është thënë se lojtari ka refuzuar transferimin në Juventus verën e kaluar, me ‘Zonjën e Vjetër’ që mbante një opsion për afrimin e lojtarit në atë kohë.
Tani në raportin e medieve italiane thuhet se një marrëveshje e tillë ka skaduar, duke e lënë derën hapur për Interin që të lëviz në këtë drejtim.
Me një sezon tjetër të mirë me Sassuolon, Berardi, thuhet të jetë i gatshëm për të lëvizur tek një skuadër tjetër, me pronarët e Interit, Suning Group, që janë të interesuar për të krijuar një skuadër të përbërë nga më shumë lojtarë cilësor italianë. /Telegrafi/