Telegrafi

Interi dëshiron huazimin e Basellit

TURIN, ITALY - DECEMBER 16: Player of Torino FC Daniele Baselli stands disappointed during the Serie A match between Torino FC and SSC Napoli at Stadio Olimpico di Torino on December 16, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Interi kanë shfaqur interesim për Daniele Basellin e Torinos.

Sipas SportMediaset, klubi zikalter e dëshirojnë atë në formë të huazimit, kjo pasi ata nuk mund të blejnë lojtarët për shkak të rregullave të Fair Play Financiar.

Lexo po ashtu Joao Mario refuzon Watfordin, nuk bindet as nga Sevilla

Ditë më parë huazuan Lisandro Lopez nga Benfica, me të drejtë blerje për nëntë milionë euro gjatë verës.

Baselli në Giuseppe Meazza mund të ndodh vetëm nëse te Toro vijnë Godfred Donsah dhe Saphir Taider gjatë këtij muaji.

25-vjeçari është mesfushor qendror dhe do ishte një ndihmë e madhe për Luciano Spallettin.

Klubi nga Milano është duke ndjekur edhe Rafinhan si mesfushor anësor. /Telegrafi/