Telegrafi

Interi bllokon kalimin e Brozovicit te Juventusi

Juventusi kanë shprehur një interesim të fortë në Marcelo Brozovicin, por Interi do të shesë lojtarin për të gjitha skuadrat, por vetëm për ta jo.

Mesfushori kroat aktualisht nuk konsiderohet prioritet për Nerazzurrët, të cilët do të jenë të lumtur për ta shitur atë në mënyrë që të ndihmojë llogaritë e tyre që të balancohen.

‘Zonja e Vjetër’ ka shprehur interesim, kjo pasi shihet se ata kanë nevojë për të përmirësuar mesfushën e tyre pas largimit të Paul Pogbas drejt Unitedit.

Megjithatë, sipas Calciomercato.com, Nerazzurrët kanë kundërshtuar këtë veprim dhe se ata nuk do ta shesin Brozovicin për një rivali të drejtpërdrejtë për ‘Scudetton’.

Agjentët e lojtarit janë takuar tashmë me bardhezinjtë dhe po shtyjnë për një shitje, por ata kanë një punë të vështirë përpara, pas klubi i Interi nuk do të bindet assesi, ashtu sikurse në rastin e Mauro Icardit. /Telegrafi/