Kinezët e Interit e kanë marrë seriozisht përforcimin e skuadrës dhe kërkojnë me çdo kusht një vend në Ligën e Kampionëve.
Skuadra zikaltër nuk është larg objektivit për ta arritur garën më të fortë në botë për klube, pasi me katër fitore radhazi gjendet në vendin e shtatët, por vetë pesë pikë larg Napolit që është i treti.
Kjo ka bërë që Interi të kërkojë lojtarë që në këtë afat dhe i fundit i ofruar është Roberto Gagliardini.
Por nuk mbaron me kaq. Sipas calciomarcatos, Interi po bën gati edhe disa goditje tjera.
Kompania Suning e dëshiron në skuadër Domenico Berardin (Sassuolo) ose Frederico Bernardeschin (Fiorentina). Por goditja kryesore mbetet Marco Verratti (PSG). Mbrëmë vetëm kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit, Di Campli.
Në qershor vije edhe Gianluca Caprari nga huazimi te Pescara, pastaj synohet edhe Lorenzo Pellegrini i Sassuolos.
Interi, Icardin e ri e sheh te Andrea Petagna i Atalantas dhe mund të ketë edhe një ofertë për të.
Skuadra zikaltër me këto blerje pritet ta rregullojë bilancin e lojtarëve italianë pasi njihet si skuadra që mban gjithmonë më pak të tillë. /Telegrafi/