Interi ka bërë një ofertë serioze për huazimin e Daniel Struridge.
Nerazzurët besohet se janë të interesuar për shërbimet e reprezentuesit anglez, por nuk mund ta blejnë në mënyrë të drejtpërdrejt për shkak të ndalesave të Fair Playt Financiar.
Sidoqoftë, nëse Interi e shet Ederin te Crystali, atëherë mund të bëjë manovrime tjera dhe tash Sturridge është në plane konkrete.
Sipas BBC, Nerazzurët kanë bërë një ofertë mjaft atraktive huazuese e cila do ta shishte Sturridgen në Meazza.
Ka pasur bisedime edhe për një transferim permanent.
Megjithatë, ashtu sikurse me Rafinhan, pritet që Interi të shfrytëzojë opsionin e blerjes për verës të Strurridge në mënyrë që të mos shkelen rregullat e FFP.
The Reds thuhet se janë të kënaqur nëse Sturridge qëndron, por lojtari kërkon më shumë minutazh në mënyrë që të ftohet për Kampionatin Botëror. /Telegrafi/