Interi edhe zyrtarisht është në ndjekje të anësorit, Matteo Darmian.
Nerazzurët kërkojnë që të marrin lojtarin në janar në formë huazimi me obligim blerje pas një numër të caktuar paraqitjesh.
Nuk është sekret se Nerazzurët kërkojnë Darmianin pasi ai nuk po mund ta tregojë vetën te United i Mourinhos.
Interi tashmë ka bërë angazhimet e duhura që të përfundojë marrëveshjen me lojtarin dhe qysh në fillim të janarit ai të kalojë te zikaltrit. /Telegrafi/