Interi është ekipi i fundit që ka shprehur interesim në sulmuesin e Chelsea, Alvaro Morata.
Sulmuesi spanjoll ka përjetuar një sezon thuajse dëshpërues te Blutë, në vitin e tij të parë në Ligën Premier.
Forma e tij e luhatshme dhe vendosja në bankë në shumicën e ndeshjeve në pjesën e dytë të sezonit kanë bërë që Morata të mendoj largimin.
Skuadra e interesuara për shërbimet e spanjollit nuk janë të pakta dhe shumica vijnë nga Serie A.
Sipas mediave angleze, Interi është skuadra e fundit që dëshiron Moratan dhe kështu pritet të rivalizojë Juventusin dhe Milanin.
Megjithatë, Chelsea nuk duan ta shesin atë nën shifrën e paguar për të te Real Madridi në verën e 2017 prej 66 milionë eurove.
Blutë e Londrës gjithashtu duan të shohin se kush pritet të jetë zëvendësuesi i Antonio Contes dhe ai ta marr vendimin final për qëndrimin apo largimin e Moratas.
Agjenti i Moratas, Juanma Lopez, ishte në Itali gjatë ditëve të fundit dhe thuhet se është takuar me drejtuesit e tri klubeve të mëdha italiane. /Telegrafi/