Telegrafi

Interi barazon rezultatin ndaj Juves, si gjithmonë Icardi

Mauro Icardi

Interi ka barazuar rezultatin ndaj Juventusit në 1-1.

Goli i barazimit në Derbin e Italisë erdhi nga Mauro Icardi në minutë e 52-të.

Argjentinasi shënoi bukur me kokë pas një krosimi në zonë nga Joao Cancelo.

Vlen të theksohet se Interi nga minuta e 15-të është me një lojtar me pak, me karton të kuq është përjashtuar Matias Vecino.

Ky ishte goli i tetë i Icardit në 11 paraqitje ndaj Juventusit. /Telegrafi/