Telegrafi

Interi, Arsenali dhe Chelsea kërkojnë kalimin tutje në Ligën e Evropës

Sot (e enjte) do të zhvillohen ndeshjet kthyese të 1/16-tës në Ligën e Evropës.

Mbrëmja e sotme ka rezervuar ndeshjet kthyese të fazës së parë të eliminimit direkt në garën e dytë më të madhe ekipore evropiane.

Këto ndeshje të dyta do të zhvillohen në dy termine, nga ora 18:55 dhe nga ora 21:00 dhe pritet të jenë shumë interesante.

Lexo po ashtu Të gjitha ndeshjet rreth Ligës së Evropës

Fokusi i sotëm pritet të jetë të tri skuadrat e mëdha evropiane, Interi, Arsenali dhe Chelsea që kërkojnë kalimin tutje në 1/8-tën e Ligës së Evropës.

Nerazzurrët kanë shënuar fitore 1-0 në udhëtim te Rapid Vienna, ndërsa në ndeshjen kthyese në Meazza nga ora 21:00 pritet të konfirmojnë kualifikimin.

Lexo po ashtu Icardi nuk ftohet nga Interi as në ndeshjen e dytë ndaj Rapid Vjenës

Edhe Blutë e Londrës kanë shënuar fitore në udhëtim me rezultat 2-1 ndaj Malmos dhe takimi kthyes nga termini i njëjtë pritet të sheh tutje skuadrën londineze.

Punë më të vështirë pritet të ketë Arsenali që ka humbur në udhëtim te BATE me rezultat 1-0, por Topçinjtë besojnë në rikthimin e rezultatit.

Ndeshje tjera interesante pritet të jetë edhe ato: Napoli-Zurich, Benfica-Galatasaray dhe Zenit-Fenerbahce. /Telegrafi/