Interi raportohet se ka arritur marrëveshje për mbrojtësin e Romës, Antonio Rudiger dhe është në bisedime për mesfushorin e Wolfsburg, Luis Gustavo.
Sipas Corriere dello Sport, Interi ka marrëveshje me lojtarin, ndërsa tani ka mbetur që Roma ta pranojë ofertën.
Ineri ofron 25 milion euro, ndërsa Roma kërkon 35 milionë. Një shifër në mes do t’i bënte palët të pajtoheshin.
Interi është futur në garë edhe për mesfushorin e Wolfsburgut, Luiz Gustavo.
Klubi milanez ka probleme me FFP dhe duhet medoemos të shet lojtarë në vlerë 30 milionë euro.
Ivan Perisic është lojtari më i shtrenjtë në treg tani te Interi, ndërsa nga Manchester United kërkohen 50 deri në 55 milionë euro. /Telegrafi/