Emerson Palmieri pritet së shpejti t’i bashkohet gjigantit italian Interit.
Mbrojtësi italian ka qenë kërkesa kryesor e trajnerit Antonio Conte për krahun e majtë të repartit defensivë.
Mediat italiane tani kanë raportuar se Inter ka arritur marrëveshje personale për rikthimin e mbrojtësit në Serie A.
Emerson është pajtuar që të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Interin, ku do të fitojë pagë vjetore prej 1,9 milionë eurove.
Gjithsesi paga e lojtarit do të rritet çdo vit, ndërsa ai po pret finalizimin e marrëveshjes të dy klubeve.
Inter është gati të shpenzojë 20 milionë euro për transferimin e lojtarit, por Chelsea kërkon më shumë.
Mediat italiane raportojnë se dy klubet mund të bien dakord për një marrëveshje rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/