Interi thuhet se është në bisedime me Romën për Edin Dzeko pasi ka arritur një marrëveshje personale me lojtarin për një kontratë dyvjeçare.
Raportet dolën dje në lidhje me një kalim të Dzekos te Inter dhe boshnjaku nuk ishte në formacionin e Romës në humbjen 5-2 ndaj Real Betis.
Sipas Sky Sport Italia, Roma është e gatshme të lejoj largimin e Dzekos këtë verë dhe ish-sulmuesi i Manchester City, ka rënë dakord tashmë me Interin për kushtet personale.
Dy klubet tani janë duke negociuar për të arritur një marrëveshje, ndërsa Roma ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e lojtarit në Olimpico.
Andrea Belotti është përmendur si një objektiv për Giallorossët, por Atalanta është e përgatitur për të luftuar, nëse Duvan Zapata do të transferohet në Inter gjithashtu.
Ndryshe, Dzeko edhe në të kaluarën ka qenë në radarin e Interit, por asnjëherë një transferim nuk është materializuar. /Telegrafi/
Inter are in talks with AS Roma to sign Edin Dzeko as new striker, confirmed. Personal terms agreed on a two-years contract. Clubs in direct contact to reach an agreement. 🇧🇦 #Inter
AS Roma are already looking for potential replacement if Dzeko deal will go through. @SkySport
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2021