Interi më në fund thuhet se ka arritur një marrëveshje për transferimin e Nicolo Barellën, pasi thuhet se Cagliari është i gatshëm të pranojnë 45 milionë euro plus bonuse.
Mesfushori italian ishte i lidhur me Romën, Napoli, Milanin dhe shumë skuadra tjera, por ishte gjithmonë i vendosur që donte të bashkohej me Nerazzurët.
Pas disa javëve negociata, Sky Sport Italia pretendon se takimi i kësaj mbrëmje (e hënë) ishte vendimtar.
Besohet se Cagliari do të ulë çmimin e kërkuar prej 50 milionë plus bonuse në 45 milionë euro plus bonuse.
Mbi të gjitha, klubi nga Sardenja është i gatshëm të lejojë pagesën e transferimit gjatë disa viteve.
Sipas mediumit italian Sky, Interi shpreson që Barella të zyrtarizohet brenda 48 orëve. /Telegrafi/