Telegrafi

Interi arrin marrëveshje me Bellerinin, por ende po negocion me Arsenalin

Interi dhe Hector Bellerin thuhet se kanë arritur një marrëveshje dhe Nerazzurrët tani duhet të mbyllin një marrëveshje me Arsenalin.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi ka bindur mbrojtësin spanjoll për të lëvizur në Itali me një marrëveshje pesë-vjeçare dhe një pagë me vlerë 3.5 milionë euro në sezon.

Por, marrëveshja me Topçinjtë ende mungon, pasi londinezët duan të shesin lojtarin dhe Interi po kërkon një huazim me opsion blerje.

Lexo po ashtu Bellerin bën presion për t'u bashkuar me Interin

Topçinjtë mund ta shesin lojtarin në huazim me një detyrim blerje dhe e vlerësojnë spanjollin në 20 milionë euro.

Nga ana tjetër, Interi, ka një buxhet të ulët transferimi dhe shpreson që dëshira e Bellerin për të kaluar në Milano do të jetë një faktor kryesor për të zhbllokuar marrëveshjen me gjigandët e Ligës Premier.

Simone Inzaghi është duke kërkuar zëvendësuesin e Achraf Hakimit në Giuseppe Meazza, pasi mbrojtësit e krahut janë shumë të rëndësishëm në formacionin taktik të ish-trajnerit të Lazios.

Raporti pretendon se Interi po shikon gjithashtu lëvizjet e mundshme për Davide Zappacosta, Denzel Dumfries dhe Hans Hateboer, nëse operacioni për Bellerin dështon. /Telegrafi/