Interi raportohet se ka arritur marrëveshje me Atalantan për qendërmbrojtësin 18 vjeçar, Alessandro Bastoni.
Sipas Calciomercatos, lidershipi i Nerazzurëve ka ofruar 10 milionë euro për kapitenin e ekipit U18 të Italisë dhe kjo ofertë është pranuar.
Bastoni aktualisht luan për ekipin e të rinjve dhe ka bërë vetëm një paraqitje në Serie A këtë sezon.
Pasi të arrihet marrëveshja lojtari do të huazohet sërish te Atalanta për edhe një sezon, në një metodë të njëjtë sikurse që Caldara është transferuar nga Juventusi në janar.
Caldara do të mbetet në Bergamo deri në fund të sezonit të ardhshëm, kur Bastoni të realizojë transferimin e tij në San Siro.
Bastoni ndjek hapat e Gagliardinit i cili në mënyrë të suksesshme kaloi fazën e tarnzicionit në eipin e parë të Interit pasi u transferua nga Atalanta. /Telegrafi/