Sulmuesi anësor spanjoll, Gerard Deulofeu pritet të veshë bluzën zikaltër në janar.
Lajmi konfirmohet nga mediet spanjolle, që raportojnë se sulmuesi anësor katalunas është shumë pranë transferimit te Interi.
Barcelona dhe zikaltrit kanë arritur akordin e transferimit, që është një huazim me të drejtën e blerjes për 30 milionë euro.
Megjithatë, në kontratë do të përfshihet edhe një klauzolë që e ndalon shitjen e Deulofeut te Reali i Madridi.
Deulofeu është profili i futbollistit që pëlqehet shumë nga Spalletti, pasi e njeh mirë Serinë A dhe është i shpejtë e teknik.
Spalletti gjithashtu i pëlqen aftësia e tij të krijojë superioritet numerik në daljet e shpejta në sulm.
Përveç spanjollit në radarin e Nerazurrëve është edhe Simone Verdi i Bolognas, Federico Chiesa i Fiorentinës, Matteo Politano i Sassuolos dhe dhe Lucas Moura i PSG-së.