Telegrafi

Interi i afrohet edhe më shumë Candrevas

epa05077339 Lazio's midfielder Antonio Candreva celebrates after scoring the 2-1 lead during the Italian Serie A soccer match between FC Inter and SS Lazio at Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 20 December 2015. EPA/MATTEO BAZZI

Interi po afrohet për Antonio Candrevan pasi ata janë të përgatitur për të përmbushur kërkesën e Lazios, duke i ofruar  25 milionë euro.

Sipas Sky Sport Italia, një takim në darkë mes drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio dhe agjentit të Candrevas, ndihmoi për të çuar situatën përpara.

Tani Ausilio pritet të fluturojë për në Amerikë dhe do të jetë në kampin e tyre të trajnimit të hënën për bisedime me pronarët e klubit.

Lexo po ashtu A mund të jetë kjo befasia e afatit kalimtar?

Drejtori sportiv shpreson të bindë ata që të derdhin më shumë se propozimi i mëparshëm – 18 milionë plus 2 milionë euro bonuse, për të përmbushur çmimin që Lazio e kërkon prej 25 milionë eurove.

Anësori italian tashmë ka treguar entuziazëm për fanellën e Interit, duke mos arritur të bie dakord me kushtet personale me Napolin. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet